“S’ka gjë më normale sesa të mbështesim Kosovën”, Fidan s’jep fort detaje për marrëveshjen e sigurisë

by Nexhat

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nuk tregoi shumë se si do të duket një marrëveshje për siguri mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Turqia e mbështet Kosovën dhe tha se kjo është “normale”.

banner

“Siç e shpreha, e mbështesim Kosovën dhe e kemi një vetëdije të qëndrueshme lidhur me këtë dhe që nga dita e parë kemi pasë një ndjeshmëri të madhe që të përforcohen institucionet kosovare në mënyrë që të t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve shërbimet e duhura. Në këtë kontekst është edhe siguria. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Këto janë të gjitha që mund të them”.

“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Dialogu politik tashmë është në një nivel të shkëlqyer. Duke përfituar nga kjo, duke adresuar çështjet tona të sigurisë me një qasje afatgjate, ne tani kemi dëshirë që dialogun ta vendosim në një kuadër institucional. Nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës do të jetë i pari i këtij bashkëpunimi”

Kryediplomati turk tha se duan të forcojmë edhe më tutje bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë dhe përmendi disa shifra të bashkëpunimit të deritanishëm.

“Duam që në të ardhmen vëllimin tregtar ta rrisim në 1 miliard euro. Investimet e kompanive turke e kanë rritur shifrën prej 500 milionë eurove në Kosovë, kompanitë tona kanë krijuar punësim për rreth 10 mijë motra dhe vëllezër tona nga Kosova. Megjithatë, këto shifra ende nuk janë të mjaftueshme. Ne duam të bashkëpunojmë edhe më fuqishëm”.

Ai tha se janë disa probleme me të cilat përballen këto kompani dhe tha se pritjet për këto çështje ia kanë përcjellë ministres Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy