Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se vendi i tij beson që Kosova dhe Serbia mund t’i zgjidhin problem vetëm me dialog dhe tha se procesi i dialogut është i rëndësishëm.
Ai tha se Turqia nuk do të hezitonte të marrë përgjegjësi në këtë drejtim nëse palët kërkojnë,
Fidan tha se me homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, gjatë takimit foli edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e KFOR-it që komandohet nga Turqia.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Ballkan. Ne folëm se çfarë mund të bëhet për stabilitetin në rajon të përhershëm dhe të qëndrueshëm. Ne si Turqi i kushtojmë rëndësi të madhe që edhe në Maqedoni të Veriut thamë se e mbështesim Republikën e pavarur, sovrane të Kosovës dhe i konsiderojmë rëndësi të madhe që ajo të qëndrojë mbi këmbët e saj. Ne e kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për të arritur për pozitën e merituar në arenën ndërkombëtare, përfitoj nga rasti për të theksuar edhe njëherë se mbështetja jonë do të vazhdojë gjithmonë. Vendosja e sigurisë dhe e stabilitetit në Kosovë është gjithashtu një rëndësi të madhe në drejtim të vendosjes së paqes dhe stabilitetit të përhershëm edhe në rajonin e Ballkanit. Forca e NATO’s në Kosovë, KFOR, të cilin e komandojmë, ka një rol jashtëzakonisht kritik dhe të rëndësishëm në vendosjen e sigurisë në rajon. Është krenari për ne që të shohim komandantin tonë të KFOR-it që të vazhdojë me sukses detyrën e tij. Kemi kënaqësinë të shohim që komandanti ynë i KFOR-it të vlerësohet nga të gjithë segmentet e shoqërisë dhe jemi të kënaqur me këtë”.
Fidan tha se me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialog dhe diplomaci.
“Në këtë kontekst ne besojmë që vetë problemet e Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog. Ne mbështesim përpjekjet për të arritur normalizim mes dy vendeve. Procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt. Nëse vjen ndonjë kërkesë nga palët, ne si Turqi nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësi në këtë drejtim. Siç e dini ne si Turqi ofrojmë mbështetje edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës në fushën e trajnimit dhe me pajisjet”.
Kryediplomati turk tha se bashkëpunimi ushtarak “do të vazhdojë fuqishëm”.