Qeveria në kundërshtim edhe me Berlinin, palët me interpretime të ndryshme rreth takimin Kurti – Sarrazin për CEFTA

by Nexhat

Emisari gjerman Manuel Sarrazin është kthyer për të dytën herë në Kosovë benda një jave në përpjekje për ta bindur Kryeministrin Kurti për çështjen e pjesëmarrjes së Kosovës në CEFTA. Kur përfundoi takimi, Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde kumtoi se Sarrazin s’pati sukses, ndërsa Qeveria nëpërmjet këshilltarit të Kryeministrit Jeton Zulfaj tha se ka kompromis, por Serbia po kushtëzon. Sarrazin tregoi se cfarë zgjidhje i ofroi Kurtit ndërsa kolegu i tij Rohde tha se nëse e është e nevojshme bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me ose pa Kosovën,

Sarrazin tha se ajo që po ofron Berlini zyrtar është largimi i UNMIK-ut nga CEFTA dhe zëvendësimi me Republikën e Kosovës me një asterisk dhe Kosova në anën tjetër duhet të lejojë qarkullimin e lirë të mallrave nga Serbia. Emisari gjerman e ka bërë të qartë se kur flet për hyrjen e mallrave nga Serbia, e ka fjalën jo vetëm për produkte të Serbisë, por edhe produkte të vendeve të tjera.

banner

Megjithatë Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar një ofertë të tillë të gjermanëve, duke argumentuar bllokadën për mallrat serbe nëpër kufij me çështje të cenimit të sigurisë së Kosovës.

“Ideja jonë është e qartë. Ne organizojmë që UNMIK-u të largohet nga trupi i CEFTA-s me një vendim të përbashkët, të marrë nga të gjithë, dhe në anën tjetër duam të kemi tregti të lirë sërish në rajon. Kjo nënkupton që po ashtu mallrat që vijnë nëpërmjet Serbisë të jenë në gjendje të hyjnë lirshëm sërish në Kosovë”, ka thënë emisari gjerman Sarrazin për Interaktiv

Sa i përket shqetësimeve të Kosovës për aspektin e sigurisë, Sarrazin ka thënë se Gjermania ka ofruar përkrahje dhe është angazhuar në mënyrë intensive për të ndihmuar Kosovën në rritjen e sigurisë në kufijtë e saj, megjithatë thotë se pavarësisht kësaj, s’ka pasur sukses.

“Kemi vendosur të insistojmë që tregtia e lirë të ndodhë dhe pjesë e kësaj marrëveshjeje është që importet të mundësohen sërish nga Serbia, nuk do të thotë vetëm mallra serbe, por nga Serbia. Në anën tjetër, po ashtu, në tavolinë janë angazhime sigurime të Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së në kufijtë e juaj, që të bëjmë përkushtim të qartë për sigurinë në kufi.  Kur keni pretendime të sigurisë që duhet t’i marrim seriozisht, mendojmë se masat nuk janë të aplikueshme për të llogaritur atë rrezik”, ka shtuar tutej Sarrazin.

Ai ka paralajmëruar se ecuria e Procesit të Berlinit do të vazhdojë dhe se Kosova vetëm mund ta përjashtojë veten nga procesi në rast se nuk do të pranojë kërkesat e Berlinit zyrtar

Për vizitën e Sarrazin ka shkruar dje edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Ambasadori gjerman ka thënë se emisari gjerman në Prishtinë ka ardhur përsëri për të kërkuar kompromis nga kryeministri Albin Kurti sa i përket CEFTA-s për të mundësuar liritë kyçe për qytetarët e Kosovës dhe për të zëvendësuar UNMIK-un, megjithatë ka shtuar se s’ka pasur sukses.

Diplomati gjerman ka thënë se nëse do të jetë e nevojshme, shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin përpara edhe pa Kosovën tani për tani, për të ecur tutje drejt bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit

Ambassador Jörn Rohde/🇩🇪@ManuelSarrazinvisited 🇽🇰 again to urge @albinkurtito compromise on CEFTA, enabling key freedoms for 🇽🇰 citizens, replacing UNMIK by 🇽🇰 on the board – unsuccessfully.
If needed, the other WEB countries will move on w/o 🇽🇰 for now, to go ahead w/ regional coop + Berlin Process

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy