Ukë Rugova e ka injoruar kryeministrin Albin Kurti, i cili po merrte pjesë në përurimin e shtatores së Presidentit Historik Ibrahim Rugova në Podujeve. Në fjalimin e tij para të pranishmeve, djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova në fjalimin e tij nuk e ka përshëndetur fare shefin e ekzekutivit Albin Kurti. Ai ka përshëndetur vetëm presidenten Vjosa Osmani.
“Të dashur qytetarë të Podujevës, e të gjithë Republikës së Kosovës; e nderuar presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani-Sadriu; mysafirë të nderuar; llapjan të dashur, në emër të familjes së presidentit Rugova dëshiroj të ju falënderoj”, ka thënë djali i ish-presidentit Rugova, për të vazhduar tutje me fjalimin e tij.