Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”

by Nexhat

Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën në takimin mes presidentes Vjosa Osmani dhe shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Kështu ka bërë të ditur presidentja Osmani në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

banner

Ajo tha se për momentin këtë kërkesë nuk mund ta bëjë publike, megjithatë, sipas saj, është kërkesë në të mirë të Kosovës.

“Takimet e tilla janë të klasifikuara në tërësi. Zakonisht pas disa viteve deklasifikohen. Ka qenë takim shumë i mirë. Është paraqitur vetëm një kërkesë nga SHBA. Për momentin nuk mund të them cila ka qenë ajo kërkesë. Por nuk m’u ka dukur kërkesë e jashtëzakonshme, përkundrazi kërkesë në të mirë të Kosovës. Ka qenë takim shumë-shumë pozitiv”- u shpreh ajo.

Ajo tutje ka thënë se CIA ka bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Ky bashkëpunim do të vazhdojë, për momentin është shumë mirë duke shku”- ka thënë Osmani.

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka qëndruar në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2024.

Nën masa të larta të sigurisë, përveç takimit me shefin e AKI-së, Burns u takua edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Kurti tha që vizita e Burns ishte “një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”.

Shefin e CIA-s, Kurti e quajti diplomat briliant.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy