Krasniqi takohet me shefin e ri të BE-së: PDK e përkushtuar për rrugëtimin evropian të Kosovës

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se  ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë është lajm i mirë për vendin.

banner

“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”.

“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy