59
Aleksandar Arsenijeviq, lider i Demokracisë Serbe dhe një person tjetër janë arrestuar të martën për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në veri. Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha se të dy politikanët janë liruar. “Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike, sjellje arrogante, kundërvajtje për gjykatë”, tha Elshani.
Arrestimi i tyre lidhet me prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ata i kishin fishkëllyer Kurtit gjatë hapjes së stacionit policor në veri.