Përfundon pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë

by Nexhat

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja nisi me dominimin e tanëve, që kishin posedimin e topit dhe rastet për gol

banner

Me kalimin e minutave, gjeorgjianët filluan të tregonin paksa nga loja e tyre, por pa ndonjë efekt.

Më pas, Shqipëria shko me të gjitha forcat në sulm, mirëpo sërish nuk kishte efekt.

Jasir Asani tentoi me specialitetin e tij, goditje nga distanca, ndërsa bllokohej nga mbrojtja mysafire.

Edhe Arbër Hoxha tentoi nga distanca, por që edhe ky nuk ia doli të tunde rrjetën e Gjeorgjisë.

Me gjasë në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke parë lojën me shumë raste që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy