41
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës.
Ai bashkë me kreun e ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vendosur gurthemelet e objektit të ri në fshatin Leshak të Leposaviqit, e ku do të akomodohen Agjencia e Regjistrimit Civil dhe nën-stacioni i Policisë së Kosovës.
Derisa ishte duke u kthyer, Kurti e kaloi në këmbë Urën e Ibrit, aty u ndal dhe u përshëndet edhe me karabinierët që ishin duke qëndruar mbi urë.
Këto momente mund t’i shihni në videon e mëposhtme, e cila u publikua nga kryeministri Albin Kurti