Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 11:30, ajo do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Pas takimit, në orën 12:15 Konjufca e Spiropali do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, në hollin e Kuvendit.
Sipas agjendës që ka shpërndarë për medie Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës, dy kryetarët e Kuvendeve në orën 14:00 do të bëjnë nderime pranë memorialit “Heroinat”.
Ndërsa në orën 13:00, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë pritet nga kryeministri Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.