Kryeprokurori Isufaj thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë ngritet aktakuza për Banjskën

by Merita

Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thirrur sot në mesditë një konferencë për media.

“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

banner

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se “me gjasë” arsyeja është ngritja e një aktakuze për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku.

“Blerim Isufaj sot konferencë për media ne ora 12. Me gjasë sot ngritet aktakuza ne rastin Banjskë. Shpresojme se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në mënyrën me profesionale të mundshme”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy