I deleguar nga Vuçiqi, francezi nis angazhimin e tij kundër Kosovës – I paraqet kosovarët si ekstremistë

by Merita

Francezi Arnaud i cili tashmë është angazhuar në punën e tij të re që ia ka deleguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, ka një detyrë të re në qeverinë e Serbisë – do të udhëheq ekipit që sipas pretendohet të luftojë “lajmet e rreme” për Serbinë në mediat botërore.

banner

Mes tjerash ai njihet për propagandë.

Kështu ka vepruar edhe këtë herë. Tash nën petkun e Vuciqit, francezi “non-grata” në Kosovë ka nisur dezinformimin dhe propagandën duke shfrytëzuar platformën X.

Cak i tij këtë herë ishte paraqitje e Kosovës dhe popullit kosovar si ekstremistë.

Me anë të një videoje ku ka paraqitur Manastirin e Decanit dhe një video të Sanije Ahmetit politikane në Zvicër, francezi ka etiketuar Kosovën si shtet ekstremist.

“Thuaj jo ekstremizmit shqiptar të Kosovës”, ka shkruar ai lart videos propaganduese për Kosovën.

Zyra për Diplomaci Kulturore dhe Publike, e cila është themeluar zyrtarisht nga Qeveria e Serbisë në maj, ende nuk ka faqe interneti apo numër telefoni, por tashmë ka një drejtor. Dhe drejtori ka plane të mëdha.

Gouillon, i lindur në Francë por me nënshtetasi serbe, anëtar i shquar i Partisë Progresive Serbe, krijoi një ekip për të luftuar “lajmet e rreme”. Ai ekip, tha Gouillon, do të dërgojë mohime dhe tekste autoriale.

“Ne duam të arrijmë që ata që janë mësuar të publikojnë gënjeshtra dhe aspekte negative të ngjarjeve në Ballkan, përfshirë Serbinë, ta dinë se do të marrin përgjigje çdo herë dhe se do të ketë reagim”, tha Gouillon.

Deri në fund të vitit duhet të jetë “ekipi i gatshëm” për anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndoshta edhe italisht.

“Çdo ekip do të ketë disa gazetarë të cilët ose do të jenë vendas të atyre vendeve ose serbë nga diaspora që kanë lindur atje dhe që e kuptojnë gjuhën dhe mentalitetin e atij vendi”, shtoi ai.

Autoritetet serbe të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq kanë treguar shumë herë se kanë lëkurë dhe nerva të hollë kur bëhet fjalë për artikujt në gazetat e njohura perëndimore.

Nga artikujt në New York Times, Washington Post, Frankfurter Allgemeine Zeitung apo ato të botuara nga DË – pa përmendur mediat rajonale – shpesh krijoheshin konspiracione, mblidheshin konferenca mediatike dhe transmetoheshin emisione speciale në Pink dhe Happy.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy