Deliu-Kodra: PDK-ja është në fazën finale të përpilimit të ofertës politike për zgjedhje

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deliu-Kodra ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike

banner

Sipas saj, PDK-ja është në fazën finale të hartimit të ofertës politike për qytetarët e Kosovës, e cila do të reflektojë nevojat aktuale të vendit.

“Ne kemi një gjendje të rënduar në të gjitha drejtimet, dhe jam e bindur që qytetarët në rrethanat që ndodhën para tyre kanë dy alternativa, e kanë të një qeverie që për tri vite e gjysmë nuk do të shquhet për asnjë projekt të vetëm zhvillimor. PDK-ja dhe zoti Hamza janë në përpilim përfundimtar të ofertës politike e cila do të jetë ofertë për qytetarin e Kosovës, dhe nevojat që sot i Kosova”, ka deklaruar ajo, në Debat Plus të RTV Dukagjini

Deliu-Kodra ja kritikuar qeverinë aktuale, duke theksuar se ajo nuk është dalluar për projekte zhvillimore gjatë mandatit të saj.

“Kosova sot numëron vetëm izolim dhe sanksione si rezultat i cenimit të partneriteteve ndërkombëtare nga qeveria”, ka theksuar ajo.

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur pyetjen se si PDK-ja planifikon ta nxjerrë vendin nga ky izolim dhe sanksionet, për të cilën Deliu-Kodra u përgjigj duke theksuar rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një udhëheqjeje të përgjegjshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy