Stradner: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

by Nexhat

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat po nxehen sërish”.

Në një shkrim në platformën X, ajo la të kuptohet se kësaj situate po i fryjnë Rusia dhe Serbia.

banner

Ministri i jashtëm rus, Sergey “Lavrov sapo ka thënë se në Kosovë po ndodh ‘spastrim etnik’ i serbëve dhe e krahasoi atë me Donbasin. Mediat e ministrisë ruse të mbrojtjes shtynë një narrativ për spastrim etnik në Jugosllavi dhe për përgjegjësinë e Perëndimit”, shkroi Stradner,

Më tej, ajo tha se disa ditë më parë, “zëvendëskryeministri i Serbisë u takua me qeverinë ruse për të diskutuar ‘spastrimin etnik’ në Kosovë”.

“Mediat ruse dhe serbe kanë shpërndarë informata se presidenti serb do të diskutojë ‘okupimin e territorit serb’ dhe planet potenciale për kthimin e territorit”, ka potencuar ekspertja për Ballkanin, Ivana Stradner.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy