58
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka komentuar tensionet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, duke tërhequr paralele mes situatës në Ballkan dhe asaj në Ukrainë.
“Persekutimi i serbëve nga Kosova është i ngjashëm me persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit, që u krye nga autoritetet ukrainase”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Spastrimi etnik është i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, tha ministri rus.