40
Sot, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar veriun.
Zyra e BE-se në Kosovë beri te ditur se Orav ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga komuniteti serb.
“Unë jam i përkushtuar të punoj ngushtë me të gjitha palët për të siguruar që zotimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të zbatohen plotësisht”, tha ambasadori Orav në X.