Rexhaj: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na ka dëmtoi në dialog

by Nexhat

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj e ka kritikuar Prokurorinë duke thënë se aktakuza ndaj Millan Radoiçiqit është vonuar.

Ai në Tv Dukagjini tha se përsëri është “më mirë vonë se sa kurrë”, por që sipas tij nëse kjo aktakuzë do ngritej më herët, Kosova do ta përdorte politikisht edhe në dialog

banner

“Është e vonshme, shumë e vonshme. Paramendoni që kjo aktakuzë të ngritej më herët, në çfarë avantazhi do ta vendoste Kosovën. Kurti s’do kishte nevojë ta kërkonte ekstradimin e Radoiçiqit, do ta kishte si levë në duar një proces gjyqësor diku ka mesi apo me rrugë të kaluar ku do ishim me gojën plot”.

“Në këtë aspekt nuk na ka ndihmuar gjyqësia përkundrazi na ka vonuar. Më mirë vonë se kurrë. Ky sistem i drejtësisë është i njëjti që ia ka hequr fletarrestim ndërkombëtar Radoiçiqit”, tha ai

Ndryshe, dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë, i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy