Policia ka sekuestruar dinarë nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq

by Merita

Me thasë janë nxjerrë nga Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq dinaret qe u sekuestruan dje.

Sipas portalit serb “kosovoonline”, përveç dinarëve, pjesëtarët e Policisë kanë sekuestruar edhe dokumentacion.

banner

Operacioni policor ka përfunduar dje pak para orës 16:30 dhe në hapësirën përballë këtij institucioni ka mbetur vetëm një automjet i blinduar i Policisë së Kosovës, ndërsa një xhip i Policisë ka qëndruar para derës së ish-komunës ilegale serb të Leposaviqit.

Është hequr edhe tabela me mbishkrimin “Thesari i BPS”.

Lidhur me aksionin policor, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për këtë portal se aksioni që ka për qëllim marrjen e provave është duke u zhvilluar dhe ka të bëjë me një rast në të cilin dyshohet për pastrim të parave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy