Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska

by Merita

Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletët e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposqviq.

banner

Përvec kësaj, krahas fotografive bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb Koridor.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për agresionin ndaj Kosovës, ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai kërkohet nga Interpol, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Këto pamflete vijnë pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72 orësh.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terroritst të Banjskës.

Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojociq.

Siç duket serbët po vazhdojnë të përkrahin vazhdimisht edhe hapur Radojiçiq, që pas sulmit të Banjskës iku nga Kosova, e që të gjitha dyshimet qojnë se ai po jeton diku në Serbi, nën mbrojtjen e Beogradit zyrtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy