Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kërkuar të mos përhapet panikë për luftë për efekte elektorale.
Maliqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Vuçiq po ia gjuan Kosovës topin e fajësimit dhe po e rikthen presionin për Asociacionin e dialogun
“Prandaj mos shkepni panikë për luftë për efekte elektorale por kapni gjeni mënyrë për me komuniku normalisht dhe pa intimidim me serbët në veri që janë në shtëpi të veten. Sepse me këtë qasje e cila në perëndim do të shihet si “konstruktive” Vuçiq prap po ia gjuan Kosovës topin e nxehtë të fajësimit për çkado që ndodh me serbët dhe po e rikthen presionin e dialogut dhe Asociacionit drejt Kosovës.” – ka shkruar ai.