Njësitë e KFOR-it morën pjesë stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Quick Response” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe, duke filluar nga sot, do të kthehen në Kosovë.
KFOR-i ka paralajmëruar qytetarët se personeli do të përdorë transportin tokësor dhe se si rezultat mund të ketë trafik në rrugët kryesore dhe pikat e kalimit.
“Njësitë e Misionit të NATO-s që morën pjesë në stërvitjen e Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë “Quick Response 2024”, janë duke u dislokouar në Kosovë, duke filluar nga sot, pas përfundimit të këtij ushtrimi. Personeli dhe asetet e KFOR-it do të përdorin transportin tokësor. Banorët vendas mund të presin rritje të trafikut rrugor, duke përfshirë rrugët kryesore dhe pikat e kalimit”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e KFOR thuhet se nëpërmjet këtij ushtrimi trupat e KFOR-it dhe EUFOR-it kryen një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të testuar procedurat e menaxhimit të krizave dhe gatishmërinë operacionale.