Miratohet propozimi për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro

by Merita

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje propozimin e Nënkryetares Jehona Lushaku Sadriu për subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro.

Sipas Lushaku-Sadri, ky vendim mbulon shpenzimet e mini kuzhinave në pesë shkolla fillore, ku do të implementohet mësimi tërëditor.

banner

“Kjo mbështetje e Komunës është një hap vendimtar për të siguruar vazhdimësinë e procesit të ofrimit të shujtave të ngrohta për nxënësit, ashtu siç është parashikuar në planet tona! Falenderoj të gjithë asambleistët, që unanimisht e përkrahën me votë këtë vendim, që i shërben drejtpërdrejt mirëqenies së fëmijëve tanë në shkolla”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy