Akuza e kundër akuza ndërmjet Federatës së Futbollit dhe Asociacionit të Gazetarëve

by engel

Sot gjatë ditës ka qarkulluar një deklaratë ku Federata e Futbollit të Kosovës ka akuzuar mediat dhe disa grupe të interesit që po bëjnë fushatë mediale kundër shtëpisë së futbollit. FFK-ja kishte kërkuar nga AGK, SHGSK dhe KPM që mediat të respektojnë etikën e gazetarisë, sepse sipas tyre po bëhet “fushatë” medatike kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës. Ndër tjerash, ata kishin kërkuar që të ndalohen fyerjet, shantazhet e kërcënimet, kinse po bëhen në drejtimin e tyre.

Kjo akuzë është konsideruar e rëndë në përgjithësi por në mënyrë specifike për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) të cilët kanë reaguar më vonë gjatë ditës.

banner

Pas pranimit të kësaj letre, AGK-ja ka reaguar në drejtim të Federatës. Nëpërmjet një deklarate, AGK i ka hedhur poshtë akuzat e Federatës së Futbollit të Kosovës për mediat. AGK i ka quajtur të gjitha pretendimet e FFK-së si të pabaza dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.

“Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së. AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që ky reagim nga FFK, vjen pak ditë pasi në media u raportua, se i pari i FFK-së, Agim Ademi kishte kërcënuar lojtarët e përjashtuar së fundmi nga grumbullimi me Kombëtaren e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy