36
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze me një sasi marijuane. Arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës.
Pikërisht xhandarët e togave të autostradës A75 kapën automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë.
I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez.
Detaje të reja lidhur me operacionin pritet të ketë në orët në vijim.