Tonelata me raketa Iskander dhe Tocha-U, por edhe bomba rrëshqitëse, raketa KN-23 të furnizuara nga Koreja e Veriut dhe predha artilerie të ruajtura në bunkerë në depon e Toropets në rajonin Tver të Rusisë thuhet se u shkatërruan në një sulm ukrainas gjatë natës së të mërkurës.
Kështu deklaroi inteligjenca e Kievit, sipas së cilës në sulm u përdorën më shumë se 100 dronë të prodhuar vetë, pra jo armë perëndimore.
Për më tepër, Toropets (380 km në veri-perëndim të Moskës, më shumë se 500 nga kufiri ukrainas) është jashtë rrezes së veprimit të Shadows Britanike dhe ATACMS të SHBA-së, të cilat Presidenti Volodymyr Zelensky vazhdon të kërkojë që të jetë në gjendje t’i përdorë edhe kundër territorit rus.
Shpërthime të mëdha dhe një zjarr ishin të dukshme edhe nga një distancë e largët, por ishte e pamundur të konstatohej dëmi i vërtetë.
Autoritetet ruse konfirmuan sulmin pa përmendur depon, si dhe njoftuan rrëzimin e 54 dronëve të drejtuar drejt rajoneve të tjera, ato në kufi me Ukrainën.
Në Toropets, trembëdhjetë persona u plagosën rëndë ndersa disa banorë të zonave të afërta u zhvendosën, por pas disa orësh u kthyen në shtëpi./Informim.net