Azemi: Entuziazëm i madh kudo për Rrugën e Re, së bashku jemi në këmbë për triumfin e LDK-së

by Nexhat

Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim koordinues e mobilizues me kryetarë, asamblistë e drejtorë komunalë të LDK’së të Ferizajit, Shtimes, Vitisë, Kaanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.

Përmes një shkimi në Facebook, Azemi thotë se nga të gjtha komunat, u pa reflektim i një vullneti të jashtëzakonshëm për angazhim për fitoren tonë të madhe të 9 shkurtit

“Entuziazëm i madh kudo për Rrugën e Re që e orienton vendin drejt zhvillimit.

Projekti ynë është i së ardhmes. Platforma jonë është përmbledhje e zgjidhjeve konkrete për problemet ku pushteti i papërgjegjshëm i ka thelluar qytetarët. Prandaj mbështetja po rritet, e radhët po shtohen. Së bashku jemi në këmbë për triumfin e LDK-së që është fitore e Kosovës. Do të vazhdojmë punën. Edhe më shumë. Edhe më fort”, shkroi Azemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy