Edi Rama “i mbyll derën” Britanisë për emigrantët”: Marrëveshja, privilegj i Italisë. Me të kemi dashuri pa kushte

by Merita

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën transferimit të mundshëm të emigrantëve nga shtete të tjera në Shqipëri, përveç Italisë, me të cilën tashmë ekziston një marrëveshje.

Nga Brukseli, Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja e Italinë është ekskluzive. “I duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri pa kushte”, tha Rama të enjten.

banner

Deklarata vjen pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për skemën që do të zbatohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, emigrantët që kërkojnë azil në Itali do të dërgohen në kampin e ngritur në Shëngjin në pritje të vlerësimit të aplikimit të tyre, për t’u dërguar më pas në Itali nëse marrin përgjigje pozitive, ose në vendin e origjinës nëse aplikimi refuzohet. “Vendosëm të bëjmë këtë marrëveshje bazuar te ndjenja e përgjegjësisë si fqinj, si europianë”, tha Rama.

Sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të dërgohen deri në 36 mijë azilkërkues në vit. BE nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy