Intervistimi i Dejona Mihalit, kryetarja e Aleancës së Gruas: Kjo tregon rrënimin e moralit politik të VV-së

by Nexhat

Kryetarja e Aleancës së Gruas në AAK, Diellza Kukaj, ka vlerësuar se V-ja ka dështuar të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta.

Duke e komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, ajo ka thënë se tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie.

banner

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Mihali ka çka i jep prokurorisë.

“VV dështoi të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta! Intervistimi i një prej figurave më të fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për dy raste të korrupsionit të nivelit të lartë, tregon rrënimin e moralit politik të kësaj partie. Dejona, e njohur për pushtetin e saj të pakufizuar brenda partisë, grupin parlamentar dhe Ministrat, duhet t’i jep Prokurorisë shumë përgjigje për aferat korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të KEK-ut dhe Ibër Lepenc. Kjo situatë ngre një shqetësim serioz për Kosovën: Si është e mundur që një person të ketë kaq shumë kontroll brenda pushtetit? Populli i Kosovës meriton tjetër qeveri dhe këtë jam e bindur se do ta arrijmë së bashku më 9 shkurt”, ka shkruar Kukaj

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy