Deputetja Bajrami: Emigrimi e zvogëloi papunësinë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e mohon kategorikisht se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë në 4%, siç po pretendon partia në pushtet, “Lëvizja Vetëvendosje”.

Deputetja Bajrami për portalin Front Online thekson se sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia në vend është 10.9%. Ajo shpjegon se kjo shifër nuk përfshin rreth 694,413 qytetarë të cilët janë të klasifikuar si “jo aktivë në tregun e punës”.

banner

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023 (e fundit e publikuar nga ASK), papunësia në Kosovë është 10.9%, por në këtë papunësi nuk llogaritën si të papunë plot 694 413 qytetarë të cilët janë jo aktiv në tregun e punës, vetëm e vetëm për faktin se këta nuk lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit, pranë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, tha Bajrami.

Bajrami pyet: “Pse duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit? A i paguan kjo zyrë? Jo. A ju gjen punë? Jo.” Ajo nënvizon se këta qytetarë nuk janë të papunë sepse nuk dëshirojnë të punojnë, duke i ndarë ata në 243,270 burra dhe 451,143 gra.

“Pyetja është pse duhet me u lajmëru në ato zyra, cili është motivi? A i paguan kjo zyre? Jo A ju gjen punë kjo zyre? Jo Pra për institucionet tona këta 694 413 “qytetarë janë të papunë sepse nuk dojnë me punu”, prej tyre burra janë 243 270, ndërsa gra janë 451 143”, shprehet deputetja Bajrami.

Në përfundim, Bajrami  vë në pah  se “papunësia është zvogëluar “edhe për shkak të migrimit masiv të qytetarëve nga Kosova.

“PS. Mos harroni se papunësia është zvogëlu edhe për faktin se shumë të punësuar dhe shumë të papunë kanë ikë nga Kosova”, përfundon Bajrami

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy