Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor

by Nexhat

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Komisioni Evropian sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

banner

Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo pritet të jetë dreka e fundit si kryediplomat i Josep Borrel. Kjo pasi këtë post do ta marr Kaja Kallas.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan për rritje ekonomike kushtuar atyre.

Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo. 

Nga Kosova në Nju Jork aktualisht ndodhet Presidentja Vjosa Osmani e cila ka paralajmëruar  takime me liderë botërorë atje

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy