Suhareka mposhtë Ferronikelin ’74, shkojnë në kuoten e 13 pikëve

by engel

Suhareka ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke dominuar Feronikelin’74 derisa patën dy raste të mira shënimi. Ata rrezikuan në dy raste me anë të Mevlan Zekës dhe Argtim Ismailit por që nuk ia dolën të realizojnë.

banner

Golin e epërsisë Suhareka e gjeti në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Mevlan Zekës që realizoi nga një penallti shumë kontraverse për 1-0.
Po i njëjti lojtar arriti që të shënojë edhe golin e dytë, të cilin e gjeti në pjesën e dytë në minutën e 56-të pas asistimit të Endrit Krasniqit (2-0).

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Suhareka mori fitoren e tretë radhazi në këtë fillim të sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Suharekasit tashmë kanë 13 pikë të grumbulluara dhe momentalisht mbajnë primatin në tabelën e klasifikimit, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet ekipi i vetëm me zero pikë deri më tani.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy