Forcat e Sigurisë së Kosovvë, kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteve profesionale.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpuimit ndërmjet FSK-së dhe forcave të armatosura të Turqisë.
“Instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilkuara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigirisë globe. Ky trajnim êshtë relizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republimës së Turqisë, qê po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avanciomin profesional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.