Sarrazin sërish në Kosovë në fillim të tetorit, merr pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar

by Nexhat

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të vijë sërish në Kosovë.

Ai këtë herë do të marrë pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili mbahet më 2 dhe 3 tetor në Klan Arena.

banner

Përveç Sarrazin, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njoftoi se pjesëmarrës do të jetë edhe anëtari i Bundestagut, Peter Beyer.

“Së bashku me ekonomistë të shquar nga Kosova dhe Gjermania, ata do të diskutojnë zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale, rajonale, dhe marrëdhëniet gjermano-kosovare. Ky forum do të mbledhë mbi 700 të ftuar nga Kosova dhe Gjermania, përfshirë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet. Përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMWK), së bashku me përfaqësues ekzekutivë të kompanive të mëdha gjermane, do të jenë pjesë e paneleve që do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim

Forumi i këtij viti, siç thotë Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, “synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi, me programe të dedikuara për Zgjidhjet Teknologjike, Energjetike, dhe Industriale”.

“Ngjarja premton mundësi të jashtëzakonshme për rrjetëzim dhe shkëmbim njohurish mes komuniteteve të biznesit të Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Sipas Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, forumi i parë, i mbajtur në vitin 2022, “solli një investim prej 20 milionë eurosh në sektorin e prodhimit në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Europës Qendrore për Tregtisë të Lirë dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon t’i ndalojë importet serbe thotë Sarrazin, i cili me kërkesën për heqjen e kësaj ndalese ka ardhur së fundmi dy herë në Kosovë 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy