Kryetari Alban Hyseni i ka lënë doktorët e Gjilanit pa rroga tash e tre muaj, kështu thotë PDK në Gjilan

by engel

Organizata “Islamic Relief Kosova”, ka një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar me Komunën e Gjilanit për projektin e shëndetësisë në punësimin e doktorëve në qytetin e Gjilanit. Sipas kësaj marrëveshjem procesin e rekrutimit e udhëheq organizata “Islamic Relief Kosova”, ndërsa financimi bëhet bashkërisht me Komunën e Gjilanit.

Mirëpo, pavarësisht obligimit për të paguar doktorët e punësuar, ata nuk janë duke u paguar nga Komuna e Gjilanit tash në të tretin muaj me rradhë!

banner

Përgjegjësit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, u kanë dërguar një email doktorëve të rinj duke ju treguar se Komuna e Gjilanit të paktën që katër muaj e gjysmë nuk i ka transferuar paratë tek kjo organizatë, ashtu siç parashihet me marrëveshje.

Sipas PDK-së në Gjilan “Përgjegjësi dihet: Alban Hyseni”.

Faktet tregojnë se kryetari financimin e doktorëve të rinj nuk po e trajton me urgjencë, ashtu siç po i trajton punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij.

Për të nuk ka rëndësi që doktorët e rinj të cilët po e kryejnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm kanë mbetur pa paga.

Kërkojmë nga kryetari Hyseni që çështjen e financimit ta trajtojë me urgjencë ashtu siç i ka trajtuar punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

(Bashkëngjitur e keni emailin të cilin përgjegjësi i organizatës “Islamic Relief Kosova” ua ka dërguar doktorëve të rinj).

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy