​Serbia glorifikon sulmin në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme

by Nexhat

Në Serbi, me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, është shfaqur një pankartë me sloganin: “Të kujtojmë! Lavdi heronjve”.

Ky akt ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë kritikat e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq.

banner

Stojkoviq ka akuzuar autoritetet serbe për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprimeve terroriste, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të glorifikuar sulmin terrorist.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme,” ka shkruar Stojkoviq në postimin e tij në rrjetin social X

Ai gjithashtu ka krahasuar këtë veprim me mënyrën se si disa udhëheqës palestinezë festojnë aktet e grupit Hamas, duke sugjeruar se mesazhi është i qartë: nxitja e urrejtjes dhe përgatitja për konflikte të mëtejshme.

Pankarta që përkujton sulmin e 24 shtatorit 2023, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, është bërë simbol i kësaj glorifikimi.

Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ende nuk është kapur nga autoritetet, pavarësisht se kërkohet nga Interpol.

Ndërkaq, dy javë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave.

Të akuzuarit janë ngarkuar se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy