Kryeministri Kurti ka folur për dy media botërore gjatë ditëve të fundit. Në njërën, titulli i bisedës me të ka dalur ” Kurti akuzon Perëndimin…” se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak, siç tha ai, të frikës së Beogradi mund të afrohet më shumë me Moskën. Ndërsa në intervistën në “Financial Times” titulli doli se Kurti s’po i bindet Perëndimit për kompromis me Serbinë.
Para disa ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për “Reuters” e akuzoi Perëndimin për “paqësim” të Serbisë për shkak të frikës së Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.
Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë.
Para disa ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për “Reuters” e akuzoi Perëndimin për “paqësim” të Serbisë për shkak të frikës së Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.
Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë.
“Unë dua që Brukseli të luajë rolin e arbitrit dhe të fishkëllejë sa herë të ketë shkelje të marrëveshjes”, tha ai.
“Ajo që kemi parë në këto dy vjet është që sa herë Beogradi e ka shkelur marrëveshjen, Brukseli nuk ka vepruar”, shtoi ai.
“Përkëdhelja e Serbisë, mbi dy vjet e gjysmë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, nuk po jep rezultat. Dhe dikush duhet të thotë ndal”.
Kurti tha se diplomatët dhe zyrtarët në krye të politikës perëndimore ndaj Serbisë po tregojnë “shumë kujdes apo edhe frikë” ndaj Kremlinit.
Kreu i ekzekutivit tha se është i gatshëm që të flasë për “vetmenaxhim” për serbët por se nuk dëshiron të pranojë asgjë që e minon Kosovën si shtet.
Kurti kritikoi sërish perëndimin duke thënë se është gabim që të përqendrohen kaq shumë në një çështje kur ka edhe një sërë marrëveshjesh mes Kosovës e Serbisë të cilat Beogradi nuk i respekton. Ai përmendi urën e Ibrit. Kurti tha se ishte duke u konsultuar për urën, duke përfshirë edhe serbët vendas, por debati nuk mund të zvarritet përgjithmonë.
Kurti shtoi se Beogradi donte ta mbante urën të mbyllur sepse donte të ndante veriun me shumicë serbe nga pjesa tjetër e Kosovës.
“Mendoj se ata në Serbi që insistojnë të mbajnë urën të mbyllur, duan të mbajnë gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës”, tha ai.
“Duhet ta hapim urën dhe ta bëjmë Kosovën normale”.
Në një intervistë tjetër, për the Financial Times, Kurti tha se Kosova planifikon të ushtrojë sovranitet të plotë mbi punët e veta dhe do t’i rezistojë presionit të perëndimit për kompromis me Serbinë.
Ai ka thënë se politikat e tij nuk janë kundër serbëve por kundër aktiviteteve ilegale të Serbisë në Kosovë.
Kurti ka thënë se zgjidhja e çështjeve brenda Kosovës është çështje e brendshme dhe se “nuk ka. . . sfida të sigurisë që ne nuk mund t’i menaxhojmë dhe kontrollojmë”.