Ish-agjenti i CIA | Ballkani është ende fuçi baruti, Putin mund ta përdor Dodikun

by engel

Një ish-agjent i CIA-s amerikane në Rusi, Glen Korn, është shprehur se rusët i kanë shpallur luftë SHBA-ve, duke qenë palë në konflikte në disa rajone të botës. Korn u shpreh se konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, por ai zhvillohet edhe në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz e më tej.

Ai theksoi se SHBA duhet të tregojë vëmendje të veçantë ndaj aleatëve në rajonin e Ballkanit.
Korn, profesor në Institutin Amerikan për Politika Botërore (IëP) në Uashington, u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është “ende një fuçi baruti”.

“Unë mendoj se Putini mund të përdorë zotin Dodik dhe aleatët e tij për të destabilizuar situatën këtu dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera”, vlerëson Korn.

Korn nënvizoi se Moska po bën luftëra hibride duke përdorur ato që ai i quan “masa aktive” që përfshijnë propagandë, ndikim politik, likuidime, sabotazhe, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA.

“Moska po i bënte të gjitha këto në Ukrainë përpara se të fillonin pushtimin”, thotë Korn, i cili shërbeu si i dërguari i lartë i presidentit amerikan për inteligjencën dhe sigurinë kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023