Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale – tani në pritje të licencimit për garat evropiane

by informim

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Gjilanin me rezultat komod 2-0.

45 minutat e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk sollën gola, përkundër rasteve që kishin dy skuadrat.

banner

Dy ekipet e nisën me kujdes të shtuar këtë duel, duke synuar të fitonin nga gabimet.

Me kalimin e minutave, Prishtina tregoi më shumë nga loja e tyre dhe krijuan më shumë raste.

Endrit Krasniqi lëshoi një goditje të fortë në minutën e 38-të, mirëpo u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Nga një goditje nga këndi për kryeqytetasit, topi u largua nga lojtarët e Gjilanit që krijuan një mbrojtje të ngjeshur.

Në minutën e 48-të, Prishtina fitoi një gjuajtje të lirë, por Endrit Krasniqi nuk ishte i saktë, pasi topi shkoi mbi portë.

Edhe pjesa e dytë nisi qetë, por me kalimin e minutave – ritmi i lojës filloi të ngritej.

Prishtina ishte më kërkuese dhe ia doli të realizonte golin e epërsisë.

Ishte minuta e 67-të e takimit, kur zëvendësuesi Genc Hamiti i kaloi bardhëekaltrit në epërsi, duke elektrizuar tifo-grupin “Plisat” që ishin në stadium.

U pa qartë se loja ka filluar të rritet në tempo, me Gjilanin që synonte t’i barazonte shifrat.

Në minutën e 74-të, skuadra gjilanase kërkoi penallti për lojë me dorë nga një lojtar kundërshtar, por VAR-i bëri të ditur se loja duhej vazhduar

Mirëpo, për të shuar shpresat e tyre për trofeun u përkujdes Mergim Pefqeli, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 76-të për rezultatin 2-0.

Gjilani mendoi se kishte shënuar me anë të Mevlan Zekës në minutën e 88-të, por dhoma e VAR-it bëri të ditur se sulmuesi kishte qenë në pozicion jashtë loje.

Prishtina e mbajti epërsinë komode ndaj kundërshtarit, për të fituar trofeun e dytë më të madh në elitën e futbollit kosovar.

Me rregullore, fituesi i trofeut kualifikohet për në Ligën e Konferencës, mirëpo klubi nga kryeqyteti ende nuk është licencuar dhe këtë duhet ta bëjë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të marrë pjesë në kompeticion.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy