Sipas konfirmimeve të policisë, të mërkurën, të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë gjuajtur drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona. Policia tha se të shtënat kanë ardhur nga persona të paidentifikuar në mesnatë.
Disa dëme nga të shtënat me armë u vunë re në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik pranë Southern Avenue dhe Priest Drive në Tempe, tha Departamenti i Policisë Tempe për New York Post.
“Askush nuk ishte brenda zyrës gjatë orëve të natës, por kjo ngre shqetësime për sigurinë e atyre që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë”, tha zyrtari i informacionit publik.
Autoritetet që nxituan në zyrën e fushatës analizuan provat në vendngjarje. Pas kësaj ngjarje është forcuar siguria me masa shtesë për punonjësit e zyrës dhe të tjerët.
Punonjësit e stafit në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik mbërritën në vend pas incidentit dhe dyshuan se të shtënat me armë mund të kishin ardhur nga dritaret e përparme.