Masakër në Itali, burri vret gruan dhe vajzën, qëllon në kokë nënën e më pas edhe veten

by Merita

Një masakër e vërtetë është regjistruar në dy banesa në qytezën e Nuoros, në Itali. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, e më pas ka plagosur dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një fqinj. Pas kësaj ai ka plagosur me armë edhe një fqinj, ka qëlluar në kokë nënën e tij dhe në fund ka vrarë veten.

Bilanci është tre të vdekur dhe katër të plagosur, ndërsa policia italiane sqaron se burri ka kryer aktin e rëndë pas një debati me bashkëshorten, të cilën e vrau së bashku me vajzën.

banner

Menjëherë më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij në rrugën Ichnusa, duke e qëlluar atë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Të plagosurit u transportuan të gjithë në spitalin San Francesco në Nuoro, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Karabinierët po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi, me dy rrugët ku ndodhi masakra që janë rrethuar nga efektivë të shumtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy