Plani ROADPOL 2024, policia intensifikon praninë dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit

by Merita

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth realizimit të Aktiviteteve Operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Shtator 2024 – “Ditët e Sigurisë 16-22.09.2024”.

“Në kuadër të javës të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 16 deri 22 shtator 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit”, thuhet në njoftim

Qëllimi është rritja e sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimi i aksidenteve, ku në fokus ka pasur aktivitete që lidhen me “ditët e sigurisë”, konkretisht me kontrollin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes, përdorimin e rripit të sigurisë, këmbësorët në rrugë, përdorimi i helmetës si dhe realizimin e ligjëratave dhe aktiviteteve me nxënës në rrugë,

Në vazhdim policia ka dhënë detaje në shifra në lidhje me keto aktivitete ku thuhet se: njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan kanë realizuar 2,862 pika të kontrollit të automjeteve, kanë kontrolluar 13,174 automjete, kanë mbajtur 121 ligjërata në institucione shkollore, kanë realizuar 76 aktivitete me nxënës në rrugë dhe për parregullsitë e identifikuara gjatë javës së sigurisë për kundërvajtësit kanë shqiptuar 7,249 gjoba.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023