Programi i AAK-së për zgjedhje, Haradinaj: Kosova do ta përmbyll dialogun me Serbinë, e anëtarsim në NATO

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të dituar se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2024 e kanë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se Kosova do të jetë aty ku e ka vendin, në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk realizohet duke u udhëhequr nga regjime autoritare, “që për pushtet shkelin gjithçka, edhe shtetin”.

“Kosova mund të jetë vend i sigurt e i pacenueshëm, vetëm duke qenë pjesë e NATO-s dhe për të qenë pjesë e Aleancës Globale të Sigurisë, Kosova duhet të jetë ndryshe. Ndryshe do të thotë kur vendimet e mëdha, i harmonizon me ata që sot janë garantë të paqes e të sigurisë, me NATO-n, Amerikën e BE-ne. Që Ushtria e Kosovës, të jetë e profesionale, e përgatitur, e zhvilluar dhe e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, e jo që pjesëtarët e saj të përballen me mungesa të skajshme sa që ta braktisni në masë atë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka pohuar se për të qenë pjesë e NATO-s, duhet të funksionojnë standardet demokratike, që pushtetet të jenë të ndara, sipas tij, jo siç është sot, ku për qeverinë ai thotë se e sulmon gjyqësorin sa herë që atakohen eksponentët e saj për korrupsion e “hajni”.

“Që të mos e shtypim lirinë e shprehjes dhe të medias si në Korenë e Veriut; Më në fund që t’u rikthehemi miqve e partnerëve strategjikë e ta ç’rrënjosim farën antiperëndimore e antiamerikane që e ka mbjellë kjo qeveri”.

Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrimin në BE.

Sipas tij, Kosova duhet t’i shemb themelet e autonomisë për komunat me shumicë serbe që me veprimet apo mosveprimet e veta, “i ka vendosur pushteti i sotëm”.

“Kosova do ta përmbyll dialogun dhe t’i rikthehet marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obligative me njohje reciproke. Një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke e do të vendoste paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet e saj në bashkëpunim me aleatët, posaçërisht ShBA”.

“Aleatët kurrë nuk e kanë tradhtuar Kosovën. Integrimet Euroatlantike janë jo vetëm aspiratë e jona, janë gjithçka për Kosovën dhe rrugë e vetme drejt prosperitetit dhe paqes së përhershme. Anëtarësimi në të gjitha strukturat euroatlantike është jo vetëm e drejtë por edhe obligim i këtij brezi. Ne duhet t’i kryejmë detyrat e shtëpisë dhe në këtë mandat gjithçka do të jete e fokusuar ne implementimin e obligimeve që ka Kosova ndaj procesit integrues” , ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023