Dronët rus sulmojnë portin Ukrainas, tre të vdekur

by Merita

Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 njerëz dhe duke i plagosur 11 të tjerë, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper.

Izamil është port shumë i rëndësishëm për eksportimin e drithërave të Ukrainës dhe ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë.

Ky port ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse.

Autoritetet rumune në rajonin Tulcea matanë kufirit me Izmailin lëshuan një alarm për publikun, duke paralajmëruar se dronët ndodheshin shumë pranë kufirit.

Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme raketore dhe me dronë në rajonet Herson, Mikolaiv dhe Sumi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023