Atentat ndaj ish sulmuesit të kombëtares turke, plagoset në mes të Stambollit

by Merita

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, Serhat Akın është qëlluar me armë zjarri në lagjen Beykoz të Stambollit.

Atentati ndaj sulmuesit të njohur që tashmë është i angazhuar si komentator u bë teksa po dilte nga një program sportiv në një kanal televiziv.

“Më qëlluan në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, shkroi Akin në një postim në rrjetin social Facebook pas sulmit.

Mediat turke sakaq shkruajnë se futbollisti është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.

Sulmi me armë ndaj Serhat Akın është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Në pamjet filmike shihet se ish-sulmuesi është qëlluar me armë nga një person i cili ka dalë me vrap nga ndërtesa dhe më pas u largua me motor nga vendi i ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023