Fundjava me ndryshim drastik të motit: Të shtunën 30°C, të dielën shi dhe borë në zonat malore

by Merita

Gjatë këtyre ditëve të fundit vendi është përfshirë nga kushte të qëndrueshme dhe të ngrohta që vijnë nga Afrika Veriore, të cilat po favorizojnë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta për këtë periudhë kohore, madje të shtunën po pritet të kulmojnë deri në 30°C në rang vendi.

Në ndërkohë, një front i ftohtë dhe i lagësht me origjinë polare, ka marrë rrugën drejt vendit tonë, i cili pritet të sjellë ndryshim drastik të motit të dielën.

banner

Pra, nën këto kushte, gjatë orëve të para të 24-orëshit do të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës, ndërsa në zonat e larta malore pritet të paraqiten në formë të borës, sidomos në mbrëmje. Temperaturat maksimale pritet të ulen rreth 15°C apo edhe më pak.

Nga dita e hënë reshjet pushojnë, mirëpo temperaturat maksimale vazhdojnë të mbesin thuajse konstante, përderisa ato minimale të martën parashihet të zbresin deri në 2°C. /MeteoKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy