Haziri: “Era shtet” – Kur të vidhet drita, buka e kripa

by Merita

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV-ja thoshte se veç me ta do të vijë ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe ani pse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Washingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

“‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa

Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN-it serb po vjedhin rezervat shtetërore.

“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!

A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vije ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim”, shkroi Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023