Parashikimi i motit për të dielën, 29.09.2024

by Merita

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës, ndërsa në zonat e larta malore pritet të paraqiten në formë të borës, kryesisht në mbrëmje.

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023