ShBA: Uragani “Helene” me erëra 220 km/h dhe dallgë 6 metra merr mbi 100 jetë

by Merita

Ka shkuar në mbi 100 numri i viktimave si pasojë e uraganit “Helene” që goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Karolina e Veriut është shndërruar në një gërmadhë, ndërsa një përpjekje e madhe pastrimi dhe rikuperimi nisi të dielën pasi uragani Helene ndërpreu energjinë për miliona njerëz, shkatërroi rrugë dhe ura dhe shkaktoi përmbytje dramatike nga Florida në Virxhinia.

banner

Erërat, shiu dhe stuhia vranë 105 persona në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhia, Florida, Tenesi dhe Virxhinia, sipas të dhënave më të fundit.

Vlerësimet e dëmeve varionin nga 15 miliardë dollarë në më shumë se 100 miliardë dollarë, thanë siguruesit dhe parashikuesit gjatë fundjavës, pasi sistemet e ujit, komunikimet dhe rrugët kritike të transportit u prekën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy