KFOR-i italian dhuron pajisje mjekësore për “Kryqin e Kuq” në Klinë

by Merita

Sot, KFOR-i dhuroi pajisje mjekësore dhe shëndetësore për Kryqin e Kuq në Klinë.

Lajmin rreth ketij donacioni e beri të ditur vetë kryetari i komunës së Klinës, prof. Zenun Elezaj, me një postim në rrjetet sociale.

“Kisha kënaqësinë që në ceremoninë e dorëzim-pranimit të marrim pjesë bashkë Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Rocco Mundo, dhe kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës Feride Hyseni”, shkruan Elezaj.

Kryetari Elezaj ka falenderuar kolonelin italian Mundo për ndihmën që KFOR-i i ka dhënë Kosovës dhe për bashkëpunimin e mirë qëpo vazhdon, me qëllim të realizimit të projekteve të dobishme për qytetarët.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për Kryqin e Kuq në Klinë, për përmbushjen e kërkesave që ata kanë. Theksova se komuna e Klinës është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin e mirë e korrekt me KFOR-in për realizimin e projekteve të nevojshme për qytetarët tanë”, permbyll postimin e tij kryetari Elezaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy