Hapet tenderi për ndërtimin e segmentit rrugor Dollc-Zahaq, segementi i fundit për rrugën Prishtinë-Pejë

by engel

Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar ofertën në platformën E-prokurimi. Ajo e ka publikuar këtë tender në orët e mesnatës, fiks në orën 00:00, të datës 1 tetor 2024 u bë shpallja e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Pejë, konkretisht segmenti Dollc – Zahaq.

Vlera e këtij tenderi është 45 milionë e 690 mijë euro. Puna parashihet të kryhet në katër lote. Në ofertë është përdorur procedura e hapur, derisa për fitimin e këtij tenderi, kusht është çmimi më i ultë.

Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar, kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dolle të Komunës së Klinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy